Shembja e dy ndërtesave në Liban, shkon në 15 numri i viktimave
Më shumë se një javë pasi autoritetet amerikane publikuan miliona dokumente që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, Emmanuel Macron mbajti zyrtarisht një qëndrim sot.
“Drejtësia amerikane duhet të bëjë punën e saj”, theksoi ai në deklaratat e tij nga Parisi.
“Mendoj për viktimat, por ky është një rast për të cilin nuk mund të komentoj. Jacques Lange mori vendimin e tij”, tha presidenti francez, duke iu referuar dorëheqjes së presidentit të Institutit të Botës Arabe, e cila u bë e ditur gjatë fundjavës.
Ky është reagimi i parë i Macron pas publikimit të miliona dokumenteve të dosjes Epstein nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Kujtojmë se në dokumente emri i ish-ministrit francez të Kulturës gjatë presidencës së Mitterrand, Jaqacues Lang u përmend plot 600 herë, ndërkohë disa herë u përmend edhe emri i vajzës së tij.
Emra të tjerë nga skena politike dhe kulturore franceze ishin, Olivier Colom, ish-këshilltari i presidentit të burgosur, Nicolas Sarcozy, dirigjenti i njohur Frederic Chaslin dhe regjisori fitues i çmimit Oscar, Michel Hazanavicius.
Top Channel