Shokuese në Këln; sulmohet arbitri Kaiser, i propozoi martesë partnerit të tij…
Nëse në fushën e lojës, Super Bowl 2026 pa vetëm një fitues, Seattle Seahawks, spektakli i pushimit të ndeshjes ndezi një debat që ndau SHBA dhe protagonist absolut u bë Bad Bunny, fitues i Çmimit Grammy për albumin ‘Debi Tirar mas fotos’.
Ylli portorikan i muzikës e shndërroi Levi’s Stadium në një event me një mesazh bashkimi: Së bashku jemi Amerika, e vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja, është dashuria’. Por në skenën e spektaklit u ngjitën edhe artistë të kalibrit Lady Gaga, Ricky Martin, Cardi B, Pedro Pascal dhe Jessica Alba në një festë të kulturës latine por që shkaktoi zemërim te konservatorët e sidomos te presidenti i SHBA, Donald Trump.
Nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Trump sulmoi ashpër spektaklin e Bad Bunny duke e cilësuar si më të shëmtuarin në histori dhe një shuplakë për Amerikën duke kritikuar NFL që zgjodhi t’ia besojë spektaklin e pushimit të ndeshjes një artisti që këndon në gjuhën spanjolle.
‘Halftime Show e Super Bowl është i tmerrshëm, një më të këqinjtë e të gjitha kohërave-shkruante shefi i Shtëpisë së Bardhë në Truth Social-nuk ka kuptim, është një fyerje për madheshtinë e Amerikës dhe nuk përfaqëson standardet tona të suksesit, krijueshmërisë apo ekselencës. Askush nuk kupton asnjë fjalë të asaj që thotë ky tipi dhe vallëzimi është i pështirë, sidomos për fëmijët e vegjël që shohin nga SHBA dhe nga e gjithë bota’
Presidenti i SHBA e braktisi eventin duke preferuar të ndjekë në transmetim live në internet një koncert të artistit rock, pro-MAGA, Kid Rock.
Por klima rreth stadiumit të Super Boël ishte e tensionuar edhe për arsye të sigurisë së brendshme; deklaratat e Kristi Noem për praninë e agjentëve të ICE për patrullimin e zonës kanë shqetësuar popullsinë lokale në Santa Clara që përbëhet nga qytetarë, gjysma e të cilëve kanë lindur jashtë SHBA. Pavarësisht përgënjeshtrimeve nga ana e NFL, spektakli i Bad Bunny, që iu referua edhe dramave sociale sic ishte deportimi i vogëlushit Liam Ramos, konfirmoi se si Super Boël mbetet pasqyra e një vendi të ndarë thellësisht mes patriotizmit tradicional dhe shtysave të reja gjithëpërfshirëse.
Top Channel