I ndjekur nga Kombëtarja shqiptare, futbollisti shkodran nënshkruan me Leipzig
Bayerni i Mynihut rikthehet te fitoret në Bundesligën gjermane. Në Allianz Arena skuadra kampione e Gjermanisë shkatërroi Hoffenheimin duke e mundur me rezultatin 5-1 për të shkuar në kuotën e 54 pikëve
Ishte një ndeshje e lehtë për Bayernin kjo edhe për faktin se Hoffenheim që në minutën e 17 mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Akpoguma. Pas kësaj gjithçka foli për Bayernin e Mynihut që në minutën e 20 zhbllokoi rezultatin me të zakonshmin Harry Kane. Edhe pse me 10 futbollistë, Hoffenheim reagoi dhe në minutën e 35 barazoi shifrat në 1-1 me Kramaric.
Ekuilibri në rezultat zgjati 10 minuta pasi Bayerni u rikthye në avantazh, sërish me Harry Kane që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit duke e cuar rezultatin në 2-1. Më pas i erdhi radha Luis Diaz që të japë spektaklin e tij duke shënuar një tregolësh në këtë ndeshje. Kolumbiani në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi golin e tretë të Bayernit, ndërkohë që në pjesën e dytë ai shënoi edhe dy herë të tjera për të fiksuar fitoren 5-1 të Bayernit dhe për të plotësuar tregolëshin e tij personal. Pas kësaj fitoreje Bayerni i Mynihut vazhdon të jetë në krye por tani diferenca me Borussia Dortmund të vendit të dytë është 6 pikë, ndërsa Hoffenheim mbetet me 42 pikë në vendin e tretë.
Top Channel