‘Protestat legjitime janë të lejuara, por dhuna nuk ka vend në Lojërat Olimpike. Besoj se është vetëm e nevojshme që të vijohet me Lojërat që mbrojnë bashkimin dhe paqen në botë, gjë që është shumë e rëndësishmne në këto kohë, nuk kam çfarë të shtoj tjetër’-kjo është ajo që ka deklaruar zëdhëndësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams në lidhje me protestat e një dite më parë në Milano gjatë një konference për shtyp.
Një temë tjetër që preku Mark Adams ishte ajo e pranisë së agjentëve amerikanë të ICE
‘ICE në Milano? Do të doja të bëja të qartë që nuk janë në Milano, është një situatë që u ekzagjerua. Në Milano nuk ka prani të agjentëve të ICE-shtoi Mark Adams
Ndërkohë ndërhyri edhe Luca Casassa, Drejtor i Komunikacionit të Lojërave Olimpike
‘Përsa iu përket protestave, mendoj se sporti ashtu si vlerat e IOC është një hapësirë për dialog dhe hapësirë. Gjithçka duhet të ndodhë në mënyrë të respektueshme dhe me një debat pozitiv. Ajo që lind nga dhuna nuk i përket kësaj bote. Një falenderim shkon për forcat e rendit me të cilën jemi në dialog të vazhdueshëm dhe të cilëve iu është besuar siguria-tha Casassa në lidhje me atë cfarë ndodhi në manifestimet e së shtunës në Milano.
Top Channel