Një tjetër rekord olimpik vendoset në patinazhin e shpejtësisë në Lojërat Olimpike të Milano-Cortinës.

Këtë radhë ky rekord u vendos në garën e 5000 m për meshkujve nga norvegjezi Sander Eitrem që regjistroi kohën 6 minuta 3 sekonda e 95 të qintat duke fituar në këtë mënyrë edhe medaljen e artë në këtë disiplinë sportive.

Në vendin e dytë duke fituar edhe medaljen e argjendtë u rendit patinatori çek Metodej Jilek me 2.53 sekonda më shumë se Eitrem, ndërsa në shkallën e fundit të podiumit duke fituar medaljen e bronztë u pozicionua italiani Riccardo Lorello me 5.27 sekonda më shumë se norvegjezi fituesi i garës.

Klasifikimi vijon me italianin tjetër Ghiotto që u rendit në vendin e katërt duke lënë pas si kanadezin Bloemen ashtu edhe francezin Loubineaud, që u renditën respektivisht në vendin e 5 dhe të 6.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB