Skitë Alpine dhuruan të tjera medalje në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina 2026. Këtë radhë ka qenë në disiplinën e zbritjes së lirë për vajza.

Ajo që triumfoi në këtë garë ishte amerikania Breezy Johnson që e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 36 sekonda dhe 10 të qintat, në një garë që u ndëpre pas rrëzimit të frikshëm të Lindsey Vonn që ishte favorite për medaljen e artë në këtë garë.

Medaljen e argjendtë e fitoi gjermania Emma Aicher  me vetëm 4 të qintat më shumë se Johnson. Italia sërish regjistron një podium me të madhen Sofia Goggia që u rendit në vendin e tretë duke marrë medaljen e bronztë me 59 të qintat më shumë se skiatorja amerikane. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB