Lindsey Vonn pas rrëzimit të frikshëm që pësoi në garën e zbritjes së lirë në Milano Cortina, u dërgua në spitalin Ca’ Foncello të Treviso per stabilizimin e një frakture në këmbën e majtë.

Në momentin e rrëzimit, amerikania mori ndihmën e parë nga Shërbimi mjekësor rajonal për Lojërar Olimpike dhe menjëherë u transferua me helikopter në Poliklinikën Codivilla në Cortina, ku kreu edhe ekzaminimet mjekësore për t’u transferuar më pas në spital dhe në orët e pasdites skiatorja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për stabilizimin e frakturës së pësuar në këmbën e majtë

Ndërsa Federata Amerikane e Skive përmes kanaleve sociale bëri të ditur se gjendja e Lindsey Vonn pas dëmtimit është në gjendje stabël dhe në duar të sigurta teksa për të po kujdesen mjekë amerikanë dhe italianë.

Lindsey Vonn prej para pak kohësh iu kthye garimit me idenë e pjesëmarrjes së Lojërave Olimpike të Cortina. ‘Është një vend historikisht shumë i rëndësishëm për mua-është shprehur amerikania në maj të 2025-aty jam ngjitur për herë të parë në podium ku kam thyer rekordin e fitoreve në Kupën e Botës, mendova se do të ishte vendi perfekt për të mbyllur sërish karrierën’

Lindsey Vonn, kampione olimpike e zbritjes së lirë ne 2010 në Vancouver dhe fituese e 2 medaljeve të bronzta në SuperG gjithnjë në Vancouver dhe në zbritjen e lirë në Pyeongchang 2018, iu kthye garave dimrin e kaluar, pas më shumë se 6 vitesh nga tërheqja nga garat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB