Kristi shpërthen në lot, dy vëllezërit i bëjnë surprizën e papritur
08/02/2026 00:36
Nuk ka mundur t’i mbajë lotët Kristi kur si surprizë i kanë ardhur dy vëllezërit e tij.
Në fillim ishte Xhorxho, teksa sapo e pa parë Kristi nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Por surpriza për të nuk mbaroi vetëm me të, pasi edhe vëllai i tij i vogël Kejdi u fut në shtëpi.

Një takim që i ka dhënë forcë, pasi siç tha ai ditët e fundit nuk ka qenë shumë mirë.
“Këndo më shumë, qesh, luaj”, i thanë dy vëllezërit si këshillë, teksa i thanë se e presin me fitore.
Top Channel