Drake vendos të ‘zbresë në fushë’ në Super Bowl që do të luhet në mesnatën e kësaj të diele me orën evropiane në Levi’s Stadium të Santa Clara dhe ku përballë do të jenë New England Patriots dhe Seattle Seahawks.

Rapperi kanadez njihet për pasionin e tij për bastet  dhe në fakt ai vendosi të vërë  bast 1 milion dollarë për fitoren e New England që ka koeficient 2.95, që do t’i sillte një përfitim prej 2.95 milinë dollarë. Nuk është hera e parë që Drake vë bast në ndeshjet e Super Bowl.

Në vitin 2022 ai vuri bast për triumfin e LA Rams ndaj Bengals duke luajtur 500 mijë euro duke fituar 800 mijë nga një touchdown të mikut të tij Odell Beckham Jr, kurse për kalimin e 62.5 yardë po nga odell Beckham Jr, ai luajtu 440 mijë euro por i humbi

Duke parë këtë dhe ‘reputacionin’ e basteve të vëna nga Drake në eventet sportive që shpesh ka humbur, skuadra e Patriots me shumë mundësi po luten…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB