Lindsey Vonn bëhet protagoniste e një rrëzimi të frikshëm në zbritjen e lirë gjatë garimit të saj në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina 2026.

Skiatorja 41 vjeçare amerikane, një prej favoriteve për të fituar medaljen e artë ra në tokë pas vetëm pak sekondash, pak para hyrjes në sektorin e parë të pistës dhe gara u ndërpre menjëherë.

Britmat nga dhimbja e Vonn që në ditët e kaluara tha se ka dëmtuar krejtësisht ligamentet në Crans Montana në garën e Kupës së Botës, thyen heshtjen në Cortina. Pas ndihmës së parë të shpejtë të marrë në pistë Lindsey Vonn u largua nga vendi me helikopter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB