‘Në javët e ardhshme do të takohem me drejtuesit e Interit për të diskutuar për të ardhmen’-Kështu u shpreh portieri i skuadrës zikaltër në një televizion zviceran ku po komentonte ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Yann Sommer ka me Interin një kontratë që i skadon në qershorin e këtij viti me klubin milanez që ka nisur lëvizjet e tij për të gjetur zëvendësuesin e zviceranit dhe në pole position është Vicario i Tottenham, ndërkohë që në listën e dëshirave është edhe Elia Caprile, portieri i Cagliarit. ù

Por në ditët e kaluara është folur edhe për një takim mes disa prej drejtuesve të Interit dhe vëllait e njëkohësisht agjentit të Emiliano Martinez, portierit argjentinas të Aston Villës dhe njëkohësisht kampion botë me skuadrën përfaqësuese të Argjentinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB