Distria Krasniqi vazhdon të gdhendë fort emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në sportin e Xhudos. Xhudistja shqiptare fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg duke mundur në finale spanjollen Ariane Toron me Krasniqin që e mposhti kundërshtaren e saj në më pak se 10 sekonda me Ippon

Distria Krasniqi e nisi rrugëtimin e saj me duelin e raundit të dytë, pasi të parin e kaloi pa dyluftim për shkak të pozicionit të saj në klasifikimin e përgjithshëm. Në raundin e dytë Krasniqi u përball me francezen Alicia Marques, dyluftim të cilin e dominoi nga fillimi deri në fund për ta fituar dhe kaluar në çerekfinale.

Në këtë fazë, Krasniqi dueloi me brazilianen Larissa Pimenta, ndaj të cilës e pati shumë të të vështirë. Gjithsesi xhudistja dardane arriti të fitojë pikë në kohën shtesë duke kaluar në gjysmëfinale ku u ndesh me një tjetër franceze, Amandine Buchard, duke e kaluar edhe atë për të arritur në finalen për medaljen e artë ku si kundërshtare pati Ariane Toro Soler duke marrë edhe triumfin final dhe duke iu gëzuar edhe medaljes së saj të nëntë në Grand Slam të Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB