Video/ U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i të riut Jurgen Karaj në Mat

07/02/2026 11:49

Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, të riut që ra në lumë së bashku me shokun e tij më 10 janar.

Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë dhe FSK. Familjarët konfirmuan se trupi i përkiste Jurgen Karajt, ndërsa do të dërgohet në morg.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar rreth orës 01:30, ku konkretisht automjeti që drejtonte 24-vjeçari, Andi Losha dhe ku ishte pasagjer Jurgen Karaj, 30 vjeç ra në përrua.

Sipas policisë Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Losha u arrestua nga policia dhe pas testit të alkoolit u konstatua se 24-vjeçari e kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB