Nis me emocion spektakli i sotëm i Big Brother VIP, shtëpisë do t’i bashkohen dy banorë të rinj
Sali Berisha ka zhvilluar ost një takim me banorët e Kamzës, nga ku ka bërë thirrje për t’u bashkuar në protestën e datës 10 shkurt.
Gjatë fjalës së tij para demokratëve, ai sërish u ndal te AKSHI, kur tha se Daniel Shimën, ish-zv/drejtor i AKSHI, për disa ditë i doli në mbrojtje kur gjatë muajit gusht u tha se ishte rrëmbyer.
Për këtë Berisha ‘është penduar’, pasi shton se ky i fundit ka vjedhur paratë e AKSHI.
“E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima. Dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë.
Danieli ishte shërbëtori i tyre, që u kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSH-it. Ajo rrobaqepëse dhe regjistroi miliona, miliona euro në emër të saj. Sipërmarrëse”, tha Berisha.
“Sot jemi në një mision më të rëndësishmin e jetës sonë. Jemi në një mision, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë, nga ky regjim që bazohet kryekëput në vjedhje, në drogën, përçmimin e qytetarëve.
Çdo qeveri që shkelmon votën e qytetarëve duhet të rrëzuar një minutë e më parë. Çdo qeveri që del nga vota e lirë e qytetarëve, por i vjedh qytetarët, humbet çdo legjitimitet për të qëndruar në pushtet. Dhe duhet të largohet një minutë e më parë.
Pra, këtu jemi. Në njërën anë jemi ne, njerëz me ideale, njerëz që e duan këtë vend, njerëz që i besojmë Shqipërisë, që ia njohim të gjithë problematikën.
Përballë kemi një organizatë kriminale. Përballë kemi një ç, që vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë. Dhe që tani thotë, do vazhdoj t’ju vjedh, do përdor imunitetin kundra jush. Mund të vazhdohet kështu? Asnjë minutë”, iu drejtua ai më tej demokratëve të Kamzës.
Top Channel