Pas nismës së Big Brother dhe Foodini, Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
07/02/2026 22:02
Banorët e BBVA5 kanë gatuar të enjten për t’i shitur më pas këto ushqime për të gjithë fansat e tyre të cilët i kanë porositur përmes aplikacionit Foodini.
Përfitimet nga shitjet kanë shkuar për bamirësi, për nënë Luljetën, e cila jeton mes skamjes. Big Brother dhe Foodini i kanë dorëzuar asaj një çek prej 5 mijë eurosh për t’i ardhur në ndihmë.
Pas publikimit të klipit në Prime, Kastrati Group ka njoftuar se për nënë Luljetën do të ndërtojë një shtëpi të mrekullueshme, dhe do t’i garantojë të ardhurat në mënyrë që vitet e ardhshme të jetës t’i kalojë sa më qetë.
Top Channel