‘Milano-Cortina 2026’, Francesca Lollobrigida feston 35 vjetorin me medalje të artë dhe rekord olimpik në patinazhin e shpejtësisë

07/02/2026 18:38

‘Milano-Cortina 2026’ regjistron rekordin e parë olimpik dhe ai vendoset në patinazhin e shpejtësisë në garën e 3000 m për femra. Protagoniste absolute në këtë disiplinë u bë Francesco Lollobrigida që festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 35 vjetorin e saj të lindjes duke i dhuruar vetes medaljen e artë dhe rekordin olimpik të kësaj gare.

Francesca Lollobrigida, qe 4 vjet më parë kishte fituar medaljen e argjendtë, këtë radhë u shfaq perfekte teksa arriti të fitojë garën e 3000 m në patinazhin e shpejtësisë me kohën rekord olimpik 3 minuta 54 sekonda e 28 të qintat duke fituar dhe medaljen e artë. Në vendin e dytë, me medaljen e argjendtë u rendit Ëiklund me 2.25 sekonda më shumë se italiania, ndërsa në vendin e tretë duke marrë edhe medaljen e bronztë u pozicionua Maltais me 2.65 sekonda më shumë

Pas fitores së kësaj gare, Francesca Lollobrigida, e mbuluar me flamurin italian shkoi të festojë këtë sukses të jashtëzakonshëm me djalin e saj thuajse 3 vjecar, Tommaso duke e mbajtur vogëlushin në krahë dhe duke mos i përmbajtur lotët nga emocionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB