Në Milano u zhvillua manifestimi kombëtar kundër Lojërave Olimpike Dimërore dhe kundër pranisë së ICE në qytet. Në këtë manifestim morën pjesë mijëra persona, 3000 deri në 5000 që kishin ardhur të organizuar nga zona të ndryshme.

Kortezhi i manifestuesve u nis nga sheshi Medaglie D’oro dhe bvijoi në drejtim të rrugës Lodi. Rrugëtimi parashikonte kalimin e tyre edhe pranë zonës së Fshatit Olimpik i konsideruar si një prej pikat më simbolike të protestës. Në këtë lëvizje morën pjesë qendrat sociale, grupet studentore e grupime të tjera.  Platforma e protestës përfshinte gjithashtu kërkesa që lidheshin me politikat e sigurisë, çështjet e emigracionit dhe menaxhimin e punimeve ndërtimore që lidheshin me Lojërat.

Gjatë kalimit pranë Fshatit Olimpik u shfaqën edhe parulla dhe u kryen veprime demonstrative. Në një ndërtesë në rrugën Benaco u shpalos edhe një banderolë e madhe ku shkruhej ‘ICE out of Milan’. Ndërsa në pika të ndryshme të këtij itinerari u ndezën tymosëse dhe u shpërthyen fishekzjarrë. Disa prej manifestuesve hodhën tymosëse në drejtim të zonës së Fshatit Olimpik, ndërsa të tjerë ndezën fishekzjarrë duke i shpërthyer përgjatë binarëve të hekurudhës aty pranë. Gjatë kortezhit u shfaëën edhe skenografi dhe parulla kundër ndërtimeve dhe impaktit të tyre ambiential.

Tensionet u rritën në fazën finale të manifestimin në Corvetto. Një grup u shkëput nga kortezhi dhe shkoi drejt unazës lindore. Në atë zonë pati edhe përleshje mes manifestuesve dhe forcave të rendit; u hodhën lëndë plasëse, tymosëse dhe objekteve të tjera në drejtim të agjentëve që ishin me pajisje kundër trazirave. Policia ndërhyri duke përdorur gazlotsjellës dhe ujë për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të grupit. U ndaluan 5 persona që u shoqëruan në rajon për identifikim, ndërkohë që në vendngjarje vazhdojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e episodeve dhe për të dalluar marshimin e kortezhit nga veprimet e grupit që lëvizi drejt unazës lindore të zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB