Këtë të shtunë u zhvilluan 4 ndeshje të javës së 21 të Kategorisë së Parë. Ajo që të bie në sy ishte frenimi i Skëndërbeut me skuadrën kryesuese të kampionatit që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në Peshkopi ndaj Korabit duke lënë 2 pikë në fushën e lojës.

Një frenim ky që u shfrytëzua nga Laçi i cili arriti të mposhtë Lushnjen në ‘Roza Haxhiu’ me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Olsi Myrta që në pjesën e parë duke ngushtuar diferencën në klasifikim me skuadrën korçare

Nuk pati fitues as në ndeshjen mes Apolonisë dhe Pogradecit. Në ‘Loni Papuçiu’ sfida u mbyll 2-2 ku në një moment skuadra fierake braktisi fushën për disa minuta pas një penalltie të dhënë në favor të Pogradecit. Umejiego në minutat 30 dhe 48 shënoi për Apoloninë ndërsa skuadra liqenore u kundërpërgjigj me  golat e Danladi dhe Zguros me këtë të fundit që shënoi nga pika e bardhë

Fitore regjistroi Kastrioti që mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në ‘Redi malokut’. ”. Kapllani dhe  Xhixho shënuan për skuadrën krutane, ndërkohë që Kukësi barazoi përkohësisht me Bespalov

REZULTATET KATEGORIA E PARË

Korabi-Skënderbeu 0-0

Lushnja-Laçi 0-1

Kastrioti-Kukësi 2-1

Apolonia-Pogradeci 2-2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB