Barcelona është e pandalshme, katalanasit mundin me tre gola Mallorcën e Muriqit dhe ruajnë kreun e La Ligës

07/02/2026 18:11

Barcelona nuk ka të ndalur në La Liga, me katalanasit që triumfuan në sfidën e javës së 23-të përballë Mallorcas me rezultatin 3-0.

Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa takimi u zhbllokua pas 29 minutash nga Robert Lewandowski.

Në minutën e 62’, Lamine Yamal dyfishoi shifrat duke sjellë qetësi në kampin katalanas, ndërsa 18-vjeçari Bernal vulosi sfidën në minutën e 83’.

Kështu Barcelona ruan kreun e kampionatit me 58 pikë, 4 më shumë se Reali ndjekës, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

REZULTATI:

Barcelona 3-0 Mallorca

Lewandowski 29’, Yamal 61’, Bernal 83’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB