Klintonët duan seancë publike/ Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë
Një atentat ka ndodhur në Moskë ndaj një zyrtari të lartë rus të përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër Ukrainës, në një moment kur po zhvillohen diskutime për një raund të ardhshëm negociatash mes Moskës dhe Kievit.
Sulmi u regjistrua të shtunën në mëngjes në kryeqytetin rus dhe kishte në shënjestër gjeneralin Vladimir Alekseyev, zëvendëskomandant i GRU-së, shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.
Sipas mediave ruse, atentati ndodhi ndërsa gjenerali ndodhej në apartamentin e tij në një lagje veriore të Moskës. Ai dyshohet se u qëllua në shpinë nga një ose më shumë të shtëna me armë zjarri. Gjenerali besohet se ka mbijetuar, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Hetuesit, të cituar nga stacionet televizive lokale, bëjnë të ditur se autori i krimit “arriti të arratisej”.
Ende nuk është e qartë nëse sulmi u krye nga një person i vetëm apo nga një grup i organizuar. Në Kiev, gjenerali Alekseyev konsiderohet “tradhtar”. Me origjinë nga rajoni i Vinnytsia-s në Ukrainën qendrore, ai më pas shërbeu me forcat pro-ruse në territoret e pushtuara.
Në Moskë raportohet se Alekseyev ishte një nga zyrtarët e lartë të përfshirë në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës që çuan në përgatitjen e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Ai ishte gjithashtu pjesë e negociatave të presidentit Vladimir Putin me milicinë Wagner të Yevgeny Prigozhin gjatë verës së vitit 2023.
Top Channel