Trump dënon videon raciste që paraqiste Obamën dhe Michelle si majmunë, por nuk kërkon falje: Nuk bëra asgjë të gabuar
Hapësira ajrore mbi aeroportet e Lublinit dhe Rzeszovit, në Poloninë juglindore, është mbyllur në orët e fundit për shkak të “aktivitetit ushtarak të paplanifikuar”, bëri të ditur sot Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA).
Sipas FAA-së, aeroportet janë bërë të paarritshme për fluturimet civile për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, siç specifikohet në një Njoftim për Pilotët (NOTAM) të publikuar në faqen zyrtare të institucionit.
🚨🇵🇱🇷🇺 POLISH AND NATO JETS SCRAMBLED AS AIR DEFENSES GO TO HIGHEST READINESS
Lublin and Rzeszów airports are closed due to "unplanned military activity related to ensuring state security."
Heavy Russian long-range aviation activity and new missile strikes on Ukraine triggered… https://t.co/kcV5PmNPXJ pic.twitter.com/vMaY0tkJwg
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) February 7, 2026
Ndërkohë, faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 raportoi në platformën X se mbyllja e hapësirës ajrore lidhet me operacione të avionëve të NATO-s që po zhvillohen në këtë zonë.
Ky nuk është rasti i parë i pezullimit të operacioneve në këto aeroporte. Muajin e kaluar, aeroportet e Rzeszow-it dhe Lublinit kishin ndërprerë përkohësisht fluturimet, duke përmendur operacione rutinë, pa dhënë detaje për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj hapësirës ajrore polake.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të rifillojnë operacionet normale, ndërsa situata po monitorohet nga institucionet përkatëse.
Top Channel