20 mijë euro ryshfet për ekstradimin/ SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin Zef Mali dhe dy të tjerë

07/02/2026 10:03

Pas disa muajsh hetime, prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar gjykim tre persona, njëri prej të cilëve është edhe ish-gardisti Zef Mali, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në të njëjtën dosje janë edhe Kreshnik Domi dhe Jemine Çoku të cilët akuzohen për të njëjtën vepër penale.

Zef Mali që në atë kohë mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës në bashkëpunim me Domin i kanë kërkuar dhe marrë të pandehurës, Jemine Çoku shumën  prej 20.000 euro duke i premtuar se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike për ekstradimin e vëllait të saj, Kujtim Çeliku nga Turqia drejt Shqipërisë.

Në dosje thuhet se ata i kanë premtuar dhe siguruar të pandehurës Jemine Çoku se do të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë hetimit është evidentuar gjithashtu fakti i fillimit të ndjekjes së procedurës ligjore të transferimit e vëllait Kujtim Çeliku, nga Turqia për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB