Përveç Lara Colturit, cilët janë 3 skiatorët e tjerë të Olimpiadës Dimërore historike për Shqipërinë (kalendari garave)
Një skandal i pagëzuar ‘penisgate’ ka tronditur garat e kërcimit me ski në Predazzo duke detyruar gjyqtarët e Milano-Cortina 2026 të bëjnë marrin disa masa kontrolli teknologjike të paprecedentë për të mbrojtur rregullsinë e garave.
Sipas asaj që publikohet në median ndërkombëtare, disa sportistë të kësaj disipline kanë bërë disa injekione me acid ialuronik në zonat intime për të rritur përmasat anatomike duke shfrytëzuar kështu rregulloren për parametrimin e sipërfaqeve të tutave teknike në proporcion me trupin
Një tutë më e gjerë, në fakt krijon një efekt vele që garanton një aerodinamikë më të madhe duke i lejuar sportistët të fluturojnë sa më larg dhe të fitojnë centimetra vendimtare. Për të kontrastuar këtë formë të çuditshme manipulimi që mund të duket si një lloj dopingu teknologjik, organizatorët kanë bërë të detyrueshëm skanimimin e sofistikuar në 3D përpara çdo kërcimi dhe vendosjen e një mikrochipi në uniformat e sportistëve për të konfirmuar se zgjerimi i veshjes teknike të jetë rigorozisht konform dimensioneve reale fizike të sportistëve pas asnjë ndryshim artificial.
Top Channel