Mjafton goli i Bakayokos, Egnatia merr fitoren e parë të vitit 2026 në fushën e Flamurtarit
Java e 23-të e Kategorisë Superiore dhuroi emocione dhe gola në katër përballjet e zhvilluara sot, ku rrjetat u tundën gjithsej 8 herë.
Rezultatet konfirmuan momentin pozitiv të disa prej skuadrave pretendente, me fitore të rëndësishme si në transfertë ashtu edhe në shtëpi.
Partizani mori tre pikë të arta në Ballsh, duke triumfuar 2-1 ndaj Bylisit, ndërsa Vllaznia vazhdon marshimin e saj drejt kreut, falë suksesit minimal 1-0 në transfertë ndaj Vorës.
Në sfidat e tjera të ditës, Elbasani doli fitues përballë Teutës në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1, ndërsa Egnatia u rikthye te fitorja, duke mposhtur Flamurtarin 1-0 jashtë fushe.
Java e 23-të do të mbyllet ditën e shtunë me derbin Tirana–Dinamo.
Sa i përket renditjes, diferencat në krye mbeten të pandryshuara, ndërsa Partizani është afruar në minus tre pikë nga Dinamo, e cila ka ende një ndeshje për të luajtur.
RENDITJA:

Top Channel