“Rama krijoi një grup mercenarësh për të goditur opozitën”, Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, doli firma e Lul Bashës

06/02/2026 13:34

Në një konferencë për mediat, lideri i Partisë Demokratike u shpreh se Edi Rama ka krijuar një grup mercenarësh për të goditur opozitën.

Ai u shpreh se ata kontrolluan një kompani për të marrë faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka dhe në fund doli që firma e vendosur ishte ajo e Lulzim Bashës.

“Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë.

I bëri ata mercenarë të superpaguar për të gjuajtur opozitën.

Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë.

Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj.

Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha. Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke.

As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën.

Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB