“Ligji për Provimin e Jurisprudencës ka defekt”, zv.kryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe Pas kërkesës së furnizuesit të energjisë elektrike për rritjen e faturave mbi 21%, qytetarët në Prishtinë protestuan këtë të premte. Ata u mblodhën para zyrës së kompanisë, duke kundërshtuar edhe një rritje tjetër në faturat e tyre mujore.
Organizuesit e protestës, duke thënë se kompanitë e furnizimit po zhvatin qytetarët, paralajmëruan bojkot të pagesës në rast të rritjes.
“Ne ju themi haptas, në momentin që ju shtrenjtoni faturat, ne fillojmë bojkotin. Do të bojkotojmë fatura dhe do të bllokojmë rrugë e institucione, deri atëherë kur ky vend fillon punën për ne e jo për kapitalin”, tha aktivisti Erblin Ajdini.
Para KEDS-it, protestuesit hodhën flakadanë, e kjo çoi në përplasje me policinë. Nga kjo përballje, një i moshuar u arrestua nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, protestuesit vazhduan me marsh drejt zyrave të Rregullatorit të Energjisë, ku kërkuan që KEDS-i të kthehet në pronësi shtetërore.
“Ne konsiderojmë që distribucioni t’i kthehet KEK-ut dhe qytetari të ketë çmim simbolik, punëtori të ketë dinjitet, kompania të ketë fuqi dhe shteti të jetë energjik”, tha Nexhat Llumnica.
Qytetarët, ndërkohë, shprehën shqetësimin se nuk do të mund të ia dalin me një rritje tjetër të faturave të energjisë elektrike.
Kështu ashtu, tash jemi të rënduar, pa shtrenjtim. Por edhe një shtrenjtim tjetër, nuk e di si do ta përballoj.
Edhe mua edhe secilën ekonomi familjare e individ normalisht që e dëmton. Është një inflacion shumë i lartë.
Nuk mund të ndryshohet asgjë nëse nuk lëvizë prej vendit, edhe nëse nuk ndërhynë, sepse mosdalja në protestë do të thotë që ti je i kënaqur me atë.Protesta përfundoi para objektit që qeverisë, me thirrjet për kundërshtimin e një vendimi tjetër për rritjen e faturave të energjisë elektrike.
Pas përfundimit të afatit të propozimeve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike në Kosovë, në muajin prill, do të dalë me vendim për tarifat e reja.Në prill të vitit 2025, tarifat u rritën për 16.1%. Qytetarët në Kosovë aktualisht paguajnë në tarifën e lartë 9.05 centë për kilovat, ndërsa për tarifën e ulët 3.88 centë për kilovat.
Këto çmime vlejnë për qytetarët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat orë në muaj. Ata që e kalojnë këtë bllok paguajnë më shtrenjtë; tarifa e lartë është 15.43 centë, ndërsa tarifa e ulët është 7.28 centë.
Top Channel