Për herë të parë Shqipëria do të shkojë në Olimpiadë Dimërore jo vetëm me 4 sportistë, që është një record, por konsiderohet një Olipiadë e veçantë dhe e merituar për Shqipërinë pasi sportistë tanë të katërt janë të kualifikuar.

Falë paraqitjeve të mira në Kupën e Botës së Lara Colturit janë hapur edhe dy kuota shtesë për ekipin e vajzave të kategorisë ski alpine dhe ato janë Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Dy emra që sigurisht shumëkush i dëgjon pë rherë të pare dhe mund të konsiderohet krejt normale, pasi bëhet fjalë për dy sportiste që janë 17 dhe 18 vjeç, ndërkohë që Lara është 19 vjeç.

Lisa Brunga është e lindur nga dy prindër me origjinë nga Lezha, në Kanada dhe jeton atje. E zhvillon këtë sport që në fëmijëri atje dhe stërvitet sigurisht në vendlindjen e sajë, por ka shprehur dëshirën që të garojë nën ngjyrat kuqezi dhe për të është hera e pare dhe duket një record moshe pasi është vetëm 17 vjeç. Në rekordet e saj sportive ajo ka një podium të garave të njohura zyrtarisht FIS dhe dy pjesëmarrje në Botëror për të rinj dhe gjithsejë 56 starte garash. Disiplinat e saj të preferuara janë Sllallom Gjigand, Super Gjigand dhe Sllallom.

Ndërkohë Semire Dauti është sportistja tjetër shqiptare që i bashkohet Larës dhe Lisës. Ajo është vetëm 18 vjeç, e lindur në Itali nga baba me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe nënë italiane. Ajo që në fëmijëri garon në Itali dhe madje në Salcade, një vend shumë pranë Cortinës. Edhe Semire ka shfaqur dëshirën të garojë nën ngjyrat kuqezi. Një skiatore gjithashtu shumë e re por me të dhëna premtuese, 3 podiume të garave FIS dhe 130 gara të zhvilluara zyrtare. Ajo ka marrë pjesë në karrierën e sajë të deritanishme në të katërta disiplinat e skive alpine, Downhill, Sllallom Gjigand, Super Gjigand dhe Sllallom.

Dhe i vetmi djalë që është në kombëtaren tonë të Olimpiadës Dimërore është Denni Xhepa, 22 vjeç. Ai është gjithashtu i lindur në Itali porn ga prindër shqiptarë nga Tirana dhe stërvitet me vëllain e tij më të madh, Sildi Xhepa.

Denni ka arritur të mbyll një sezon të garave FIS në Top 30-tshe për meshkuj, ka dy pjesëmarrje në Olimpiada Dimërore përmoshat dhe në Botërorin e të rinjve ka përfunduar 5 herë brenda Top-30-tshes. Ai është i vetmi skiator i përfaqësueses tone në Milano-Cortina 2026, që është i kualifikuar në të katërta disiplinat e skive alpine dhe do të marrë pjesë në 3 disiplina, Sllallom Gjigand, Super Gjigand dhe Sllallom.

Këta janë 3 pjestrët e tjerë të ekipit kuqezi për Olimpiadën Dimërore që tashmë e kanë shkruar historinë, me moshën më të re dhe pjesëmarrjen e arritur me djersë jo me ftesë.

Garat e 4 skiatorëve tanë në këtë Olimpiadë:

Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Sllallomit Gjigand që starton nga ora 11:30 në Bormio.

Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Sllallom strton në orën 11:30 në Bormio.

Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Sllallomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e sllallomit në orën 10:00 në Bormio.

Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Sllallomit në orën 10 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB