“Nuk do ua lëshojmë kurrë tokën”/ Vijon përplasja e banorëve të Rrjollit me policinë: E kemi me letra pronën

06/02/2026 13:10

Banorit Rrjollit të Lezhës kanë bllokuar sërish punimet në resortin që po ndërtohet në zonë.

Ata kanë ndërhyrë duke nxjerrë punonjësit nga makineritë e punës e më pas janë përplasur edhe më forcat e policisë. Banorët shprehen të vendosur për të bllokuar punimet në këtë formë çdo ditë.

Zotin e kemi me vete. E kemi me letra tokën, kujtoni ju se do lëshojmë tokën? Kurrë!”, dëgjohen të thonë banorët e zonës.

Është dita e pestë në protestë. Sot ndaluan punimet dhe kemi marrë fjalën nga kompania që nuk do të punojnë. Nëse keni ndopak mall për tokën tuaj, hajdeni dilni për zot. Ju lutemi na ndihmoni”, u shpreh një qytetar për mediat.

Prej disa orës, punonjësit kanë dalë nga fadromat e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB