Egnatia ka gjetur fitoren e parë në kampionat për këtë vit, duke lënë pas momentin e vështirë të rezultateve.

Skuadra rrogozhinase doli fituese nga përballja me Flamurtarin, të cilin e mposhti 1-0, një sukses që e mban në ritmin e skuadrave kryesuese.

Sfida u zhvillua me një Flamurtar më kërkues në lojë, por Egnatia tregoi konkretësi në momentin vendimtar. Bakajoko shënoi golin e vetëm të takimit në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa më pas miqtë u përqendruan në ruajtjen e avantazhit. Vlonjatët provuan të reagojnë dhe krijuan disa raste të pastra, por gjetën përballë një Dajsinani në superformë, i cili me pritjet e tij vendimtare siguroi që rezultati të mos ndryshonte.

Në fund, tre pikë të arta për Egnatian, që i japin qetësi dhe besim për vazhdimësinë e sezonit.

FLAMURTARI 0-1 EGNATIA

47′ Bakayoko

Top Channel

DIGITALB DIGITALB