Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Gjykata e Durrësit lë në burg 9 prej të arrestuarve, 4 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

06/02/2026 18:06

Gjykata e Durrësit pas verifikimit të kushteve të masave të sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurumit la në qeli 9 nga 13 të arrestuarit paraprakisht me burg, 4 u lanë në arrest shtëpie dhe për 7 të tjerë u vendos masa e sigurimit detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Masat e caktuara nga gjykata, pas një seance që ka zgjatur mbi 6 orë:

1. Shtetasi Rami Buga – dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

2. Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

3. Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi

4. Shtetasi Mikail Hila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

5. Shtetasi Nazif Bajrami- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

6. Shtetasi Andon Prifti- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

7. Shtetasi Julian Kapedani- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

8. Shtetasi Indrit Likaj- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

9. Shtetasi Edmond Voda- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

10. Shtetasi Helidon Lila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

11. Shtetasi Shkelqim Jakupi- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

12. Shtetasi Florian Çimo- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

13. Shtetasi Gazmend Sina- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

14. Shtetasja Arta Dollani- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

15. Shtetasja Marjeta Perlala- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

16. Shtetasja Kledina Skëndo- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

17. Shtetasja Bujana Tonçiça- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

18. Shtetasja Elis Mellonashi- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

19. Shtetasi Kejdi Ahmetaj- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

20. Shtetasja Iva Musa- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB