Pas pjesës artistike të Ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, i erdhi radha paradës së delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse dhe mes tyre është edhe ai i Kosovës.

Ashtu edhe si në rastin e Shqipërisë edhe delegacioni dardan e valëviti flamurin e tij në Cortina dhe në Livigno me Kosovën që përfaqësohet nga dy sportistë

Do të jenë pikërisht Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj të cilët do të garojnë në skitë alpine. Për Kiana Kryeziu kjo është hera e dytë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore pas asaj në vitin 2022. Në atë kohë ajo u bë edhe e para skiatore vajzë që garonte për Kosovën në një eveniment të tillë. Ndërsa Drin Kokaj është debutues në këtë edicion të Lojërave Olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB