Mbledhje maratonë e Gjykatës Kushtetuese, pritet vendimi për padinë e Ramës ndaj SPAK për Ballukun
Këshilli i Ministrave ka propozuar Ervin Mete dhe Jonida Priftin për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes.
Ervin Mete, i shkëputur nga politika që prej vitit 2024 kur mbante postin e ministrit të Financave, është vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare.
Më herët, Mete ka drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:
– Znj. Jonida Prifti;
– Z. Ervin Mete.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftimin zyrtar.
Top Channel