Predikonte Jehovain në shkollë, shkarkohet mësuesi i anglishtes në Tiranë pas denoncimit të prindërve
Mbrëmjen e sotme në Milano, në stadiumin “San Siro” do të zhvillohet ceremonia hapëse kryesore e edicionit të 25-të, të Olimpiadës Dimërore.
Organizatorët kanë menduar që të zhvillohn 3 ceremoni, më e madhja dhe kryesorja në stadiumin e Milanos, një tjetër në Cortina, e cila është një nga zona ku zhvillohen disa katekategori garash dhe për lehtësira logjistike, duke qenë se nga Milano në Cortina është një distance rreth 4 orë me automjet, sportiestët që garojnë atje do të parakalojnë atje. Ndërkohë ceremonia e tretë do të jetë në Bormio ku ndodhet sportisti ynë i vetëm djalë Denni Xheppa.

Shqipëria parakalon me mbajtësen e flamurti Lara Colturi në Cortina ndërkohë Denni Xhepa do të parakalojë gjithashtu me flamur në ceremoninë e Bormios.
Top Channel ka siguruar pamjet ekskluzive të shtëpive të delegacionit dhe dy vajzave tona Sermie Dauti dhe Liza Brunga në Cortina, në fshatin olimpike.

Do të kemi në dispozicion 2 njësi me 4 dhoma nga 650 njësitë që ka fhstati olimpik dhe 1400 poste fjetjeje për sportistët nga e gjithë Bota.

Këtë fundjavë në rubrikën Exclusive do të keni mundësinë të futeni edhe ju, nëpërmjet kameras së Top Channel në Fshatin Olimpik, në Cortinën e famshme dhe luksoze të elitës italiane dimërore ku nga kjo fundjavë do të garohet për Lojrat Olimpike Dimërore dhe intervista e marteriale të tjera ekskluzive në rubrikën Exclusive të dielën në orën 20:15, një material i përgatitur nga gazetari Endi Tufa.

Top Channel