Është vënë në pranga pas dy vitesh bashkautori i prodhimit të 92 kg kanabis në fshatin Gjonbardhaj, Lezhë.
Po ashtu në banesën e shtetasit me iniciale D.V., u gjetën tre thika.
“Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.
Nga kontrolli i kryer rishtas në banesën e shtetasit D. V., u gjetën 3 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel