Biseda telefonike mes Donald Trump dhe Xi Jinping, lideri kinez: Çështja më e rëndësishme që u diskutua ishte ajo e Tajvanit
Giuseppe Musella, një 25-vjeçar nga Napoli, është dorëzuar në polici dhe ka pranuar se ishte autor i vrasjes së motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç.
Ngjarja ndodhi të martën pasdite, kur Ylenia u qëllua me thikë në shpinë dhe humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.
Në dëshminë e tij, Giuseppe ka deklaruar se shkak i ngjarjes ishte një debat i lidhur me qenin e tij.
“Unë po flija, ajo filloi të ulëriste dhe më zgjoi. U grindëm për shkak të qenit tim. Ajo ishte e nevrikosur pasi qen i im kishte kryer nevojat në ambientet e shtëpisë dhe më pas e goditi me shqelm. Ky ishte momenti që solli debatin dhe në nerva e sipër, mora thikën dhe e godita”, tha 25-vjeçari.
Një goditje e vetme, sipas dëshmisë së tij, e ka lënë të vdekur atë, pasi Ylenia ka rënë menjëherë në tokë.
Siç raporton Corriere del Mezzogiorno, Ylenia ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me familjen, dhe veçanërisht me vëllain e saj. Ajo shpesh i shkruante atij mesazhe të ngrohta, duke shprehur dashurinë e saj të pakushtëzuar. Në një postim në rrjetet sociale, Ylenia kishte shkruar: “Nuk do të doja kurrë të të shihja të vuash, sepse nëse ti je mirë, jam mirë edhe unë. Je gjithçka për mua, je pasuria ime më e madhe.”
Për hetuesit, tani është e rëndësishme të verifikojnë nëse versioni i dhënë nga Giuseppe për ngjarjen përputhet me prova të tjera, përfshirë dëshmitë e personave të pranishëm dhe rezultatet e hetimeve. Ky rast ka tronditur komunitetin dhe ka lënë të gjithëve të shokuar nga tragjedia që ka ndodhur brenda një familjeje.
Top Channel