Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të premte SPAK ka mbyllur parashtrimin e fakteve në procesin paraprak ndaj ish presidentit Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në një proces maratonë me dyer të mbyllura prokurori Sotir Kllapi kërkoi dërgimin në gjyq themeli të Ilir Metës i marrë i pandehur për tre vepra, e po ashtu kërkoi gjykimin e ish deputetes Monika Kryemadhi për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për Pirro Xhixhon kërkoi gjykimin e tij për korrupsion kurse për Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash. Ish presidenti Ilir Meta që ishte i pranishëm në gjykatë i hodhi poshtë konstatimet e SPAK Seanca paraprake që nisi në orën 10 zgjati për shkak të kundërshtimeve mbi konstatimet e prokurorit të çështjes, i cili në 29 gusht mbylli hetimet dhe ja dorëzoi pesë të pandehurit gjykatës antikorrupsion.
SPAK këmbëngul se ka zbuluar një skemë korruptiv, përdorim influence dhe pushteti politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mos deklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive. Këto akuza hidhen poshtë nga të akuzuarit që e shohin hetimin si politik.
Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.
Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mos deklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.
Top Channel