“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”/ TCH zbardh dëshminë e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi Reforma zgjedhore ka mbetur ne vend numëro për shkak te konflikti politik. Pezullimi i punës për kodin e ri elektoral nuk ka lënë indiferent kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë Michel Tarran që në ditën botërore te zgjedhjeve kërkoi që politika ti rikthehet dialogu ne komisionin e posaçëm.
Përfaqësuesi Michel Tarran inkurajoi nisjen sa më të shpejtë të punës së komisionit për reformën zgjedhore, duke theksuar se legjislacioni aktual ka ende probleme dhe nuk është në nivelin e duhur.
Sipas tij, të gjitha partitë politike bien dakord për nevojën e ndryshimeve, ndërsa ODIHR nuk përfshihet në debatin politik.
“Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë”-u shpreh Tarran.
Brenda muajit shkurt politika duhet ti japë zgjidhje çështjeve qe kane te bëjnë me votën e diasporës dhe mandateve sipas zonave zgjedhore.
Para se komisioni te futej ne ngërç palët lanë të hapur edhe mundësinë e prekjes së Kushtetutës pasi kalendari i punës përfshiu edhe debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Top Channel