Prej ditës së djeshme ish-presidenti Moisiu në spital, mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën, si paraqitet gjendja

05/02/2026 17:40

Prej ditës së djeshme ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje.

Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj raporton se gjendja e ish-kreu të vendit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme kanë vendosur që një pacemaker me dy dhoma.

Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.

Moisiu vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB