‘Milano-Cortina 2026’, sa vlen fitorja e një medaljeje olimpike?
Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’ në një ndërtesë përballë selisë së Komitetit Olimpik Italian është shfaqur një murales, vepra më e fundit e artistit të rrugës, Laika.
Titulli ‘Ice out’, mishëron në vetëm 2 fjalë protestën e artistit kundër pranisë së agjentëve antiemigracion të SHBA që do të vijnë në Itali për sigurinë e skuadrës amerikane.
Ndërsa në vizatimin e tij shfaqet një agjent i Ice që drejton armën kundër një sportistit të kërcimit nga trampolina me ski teksa është duke ‘fluturuar’ në ajër.
Mbi kokat e tyre një skicë e bardhë në formën e një mali të përmbysur e dekoruar me 5 rrathët olimpikë ndërkohë që shfaqet edhe shenja e një shënjestre të një arme zjarri që pikon gjak.
Top Channel