Emri i lënë kujtim përjetë mbi derë/ Top Channel në shtëpinë e familjes Kola në Peqin që u shua në Itali

05/02/2026 13:44

Kjo është shtëpia në fshatin Gryksh të Peqinit, dyert e së cilës nuk do të hapen më kurrë.

Familja Kola e cila prej rreth 4 vitesh jetonte në Itali gjeti vdekjen tragjikisht të helmuar nga monoksidi i karbonit.Lajmi ka tronditur Italinë e Shqipëri por në fshatin Gryksh të Peqinit të gjithë kanë ulur kokat përballë dhimbjes së madhe.

Dari Kola e shkruajti me duart e tij emrin në këtë derë teksa ishte fëmijë luante me shokët, si për ta lënë kujtim aty ku nuk do të kthehej kurrë më.

Teksa me sakrifica punuan gjithë jetën dhe arritën të bashkoheshin për të jetuar bashkë në vendin fqinj, blenë edhe shtëpinë atje të cilën nuk arritën ta gëzojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB