UEFA nuk e toleroi aspak Rodrygon dhe e ndëshkoi sulmuesin e Realit të Madridit me 2 ndeshje pezullim për fyerje ndaj arbitrit në sfidën që Los Blancos humbën me rezultatin 4-2 ndaj Benfica.

Braziliani u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë në minutat shtesë duke protestuar me forcë për taktikat e humbjes së lojës nga portugezët dhe Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi Rodrygon se iu drejtua arbitrit me fjalë fyese.

Humbja ndaj Benfica në raundin e fundit të Fazës së Ligës në Champions League rezultoi fatale për Realin e Madridit që mbeti jashtë Top-8 dhe kështu që do të luajë raundin e playoffit.

Ironia e fatit deshi që Los Blancos të përballen sërish me Benfica e Jose Mourinhos dhe Rodrygo do të humbasë të dyja këto ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB