Rreziku në tryezë, Inside Story sjell një investigim të zgjeruar mbi cilësinë e bukës

04/02/2026 12:23

Buka është një ndër produktet më të rëndësishme ushqimore që nuk mungon asnjëherë në tryezat tona, por, shpesh herë cilësia dhe siguria është vënë në pikëpyetje.

Në programin e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar mbi cilësinë e bukës.

Nga importi i miellit, te përpunimi dhe prodhim i bukëve nëpër furrat ku blejnë konsumatorët. Çfarë rezulton për nivelin e proteinave dhe bukët integrale që shiten.

Në këtë dokumentar, Inside Story zbulon edhe analiza shtesë mbi praninë e lëndëve të ndaluara.

Cilat janë llojet e kontrolleve që kryhen nga autoritetet dhe a ka ardhur koha për zgjerimin e inspektimeve dhe gamës së analizave që kryhen…?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB