“Prindërit prej kohësh në burg”/ Vrasja e 22-vjeçares me thikë, arrestohet vëllai i saj i madh, ishte pjesë e grupit kriminal

04/02/2026 08:00

22-vjeçarja Ylenia Musella, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një konflikti të dhunshëm brenda familjes së saj.

Ajo u qëllua me një thikë në shpinë, duke pësuar plagë të rënda që i shkaktuan dëmtime të organeve vitale dhe humbi jetën gjatë transportit në spital.

Pas ngjarjes, vëllai i saj më i madh, Giuseppe Musella, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një kërkimi të gjatë nga policia, ai u arrestua. Giuseppe, 28 vjeç, u dërgua në burgun e Napolit, ku u bë e ditur se ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij. Ai është akuzuar për vrasje të qëllimshme dhe është mbajtur në paraburgim në pritat e procedurave gjyqësore.

Sipas hetimeve të para, Ylenia Musella kishte pasur një grindje të ashpër me vëllain e saj, që shpërtheu në një agresion të dhunshëm. Sipas ekspertëve, plaga nga thika ishte shkaktuar nga një thikë kuzhine dhe ishte fatale, duke dëmtuar organe jetike.

Në vendin e ngjarjes, dëshmitarët kanë raportuar për grindje dhe zhurma të forta që tërhoqën vëmendjen e banorëve të lagjes, por ende nuk ka prova të tjera që mund të identifikojnë autorin e goditjes, pasi nuk ka kamerat e sigurisë në atë zonë.

Aktualisht, policia është duke hetuar për armën e krimit, e cila nuk është gjetur ende, dhe po shqyrton çdo mundësi lidhur me motivin e krimit. Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se vrasja ka ndodhur në një moment tensioni të madh mes të rinjve, që mund të ketë përfshirë përplasje fizike.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i hetimeve lidhet me sfondin e familjes Musella. Ylenia dhe Giuseppe jetonin së bashku, pasi dy prindërit e tyre ishin të arrestuar.

Giuseppe ishte i njohur si një person i lidhur me grupin kriminal të Casella-Circone, që kontrollon aktivitete të ndryshme të paligjshme në lagjen e Ponticelli, ku ata jetonin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB