Dy lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Në mbledhjen e sotëm të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, me drejtim nga Fatmir Xhafaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme u ndalën te shqetësimet e tyre.
Gjatë seancë dëgjimore lidhur me sigurinë në gjykata në vijim të kërkesës së ardhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kreu i KLGJ tha se Gjykata duhet të jenë më të sigurta.
“Kanë qenë diçka tjetër dhe rrugës janë bërë Gjykata”, tha ai duke nënkuptuar se duhen godina të reja.
“Duhen forca të dedikuara për të ruajtur godinat e Gjykatave”, shtoi ai më tej.
Nga ana tjetër anëtari i Albens Tabaku KLGJ tha se duhen godina të reja si dhe efektivë policie për ruajtjen fizike të tyre.
“Pra humbet respekti kur ti hynë në ato godina. Nuk do të duheshin më shumë se 120 policë për të siguruar godinat”, Albens Tabaku.
“Ka procese gjyqësore kur palët thonë ‘nuk dua të dalë jashtë’. Dyert hapen dhe mbyllen nga njerëz që hyjnë dhe dalin pa kontroll”, tha Klodian Kurushi, anëtar i KLGJ.
Po ashtu ata thanë se duke qenë se futen nga dera ku futen palët, u ka ndodhur që janë ofenduar si prokurorë.
Në planin emergjent vlerësohet krijimi i organit policor të posaçëm për institucionet e drejtësisë për të zëvendësuar shoqëritë e sigurisë fizike, ndërsa u bë thirrje edhe për investime në godina të reja dinjitoze. Kërkesa që po shqyrtohen nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme.
Top Channel