Me probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT, si paraqitet gjendja e tij
04/02/2026 21:25
Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë në QSUT.
Burime për Top News bëjnë me dije se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.
Pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se gjendja e tij është stabilizuar dhe pritet që ditën e nesërme të lërë ambientet e spitalit.
Top Channel