Gjermania “në ofensivë”, Merz “farkëton” aleanca me vendet e Gjirit Persik

04/02/2026 10:41

Brenda 72 orësh, kancelari gjerman Friedrich Merz do të vizitojë tre shtete në rajonin e Gjirit Persik, në njëjtën kohë që kërkon “partneritete të reja strategjike” me Indinë.

Mes luhatjeve që po pëson miqësia me SHBA-në, Gjermania po farkëton aleanca të tjera. Lidhjet e qeverisë gjermane me shtetet kycë të rajonit: Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gjithmonë e më të dukshme. Ndërkohë që në Arabinë Saudite ndodhej ministri i Mjedisit, socialdemokrati Carsten Schneider, zbriti në tokë edhe avioni me ministren e Ekonomisë, kristiandemokraten Katherina Reiche, në bord, e cila vuri në dukje se: “Nëse partneritetet, tek të cilat ke pasur besim dekada të tëra, fillojnë të pësojnë krisje, duhet të kërkojmë partnerë të rinj.”

Fokusi ui kërkimit të partenrëve është në fushën e energjisë dhe projektet e armatimit. Nga sot deri më 6 shkurt, kancelari Merz, i cili udhëton fillimisht për në Arabinë Saudite për të vazhduar në Katar e në fundjavë në Emirate. Të gjitha këto brenda 72 orësh. Synimi është të intesifikohen kontaktet ekonomike dhe për marrëveshje të qendrueshme, në një kohë kur është gjithnjë e më pak është e qartë, se sa Europa dhe Gjermania mund të vazhdojnë të mbështeten tek partnerë deri tani të rëndësishëm si SHBA-ja.

Ndaj aktualisht në zyrën e kancelarit bëhet fjalë për “partneritete të reja strategjike”, të tilla si me Indinë, që vizitoi së fundi kancelari. Në fund të shkurtit Merz, sipas planifikimit do të vizitojë Kinën. Për shumë dekada vendet e Gjirit ishin shtetet furnizuese me naftë për Gjermaninë pa lëndë të para, qëkurse nisi lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Kuota e lartë e gazit rus në BE është pakësuar masivisht, sot kuota e gazit të lëngshëm në furnizimet gjermane përbën gjithsej 10 përqind, më 2024 30 përqind vinin nga SHB-ja. Një kuotë, që sipas mendimit të qeverisë edhe mund edhe të ulet, nëse Arabia Saudite dhe Katari furnizojnë më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB