Nga burgu në arrest shtëpie, GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Xhelal Rrajën Rreth 40 familje nga fshati Gurasi i Pogradecit janë ngritur në protestë, pasi sipërfaqet e tyre bujqësore janë dhënë me qira nga Bashkia Pogradec një investitori, me qëllim zhvillimin e agroturizmit.
Banorët shprehen të indinjuar dhe pretendojnë se këto toka kanë qenë prej vitesh në përdorimin e tyre, pasi i kanë përfituar sipas ligjit 7501, ndërsa dhënia me qira është bërë pa dijeninë dhe miratimin e tyre.
Sipas banorëve, ata janë përpjekur të pajisen me certifikata pronësie, por kjo u është refuzuar, ndërkohë që humbja e këtyre sipërfaqeve bujqësore rrezikon seriozisht ekonominë familjare dhe aktivitetin bujqësor që kanë ushtruar prej vitesh.
Në një komunikim për mediat, administratori që ka marrë tokën me qira deklaroi se prej dy vitesh e ka në përdorim këtë sipërfaqe, bazuar në një kontratë të rregullt qiraje të lidhur me Bashkinë e Pogradecit. Ai theksoi se në zonë parashikohet të realizohet një investim në agroturizëm dhe pemëtari, duke u shprehur i hapur për çdo verifikim mbi pronësinë e tokës.
Nga ana tjetër, burime nga Bashkia Pogradec bëjnë me dije se do të ngrihet një grup pune për të verifikuar pretendimet e banorëve dhe për të shqyrtuar nëse ata disponojnë dokumentacion ligjor për pronësinë e tokës në fjalë.
Top Channel