Akuzohet në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari

04/02/2026 10:48
foto ilustruese

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB