Lëvizja që ‘shkundi’ merkaton e NBA; James Harden lë Clippers dhe shkone Cleveland në vend të Garland
Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore, qeveria italiane ka bërë të ditur planin e masave të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes, Crosetto nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale publikoi të dhëna në lidhje me këto masa.
‘Për të garantuar rendin publik do të jenë në aktivitet 170 mjete si dhe radarë, avionë, dronë me 1928 ushtarakë dhe 2000 karabinerë-theksonte në postimin e tij ministri Crosetto.
Në total janë rreth 4000 trupa që do të impenjohen për sigurinë, shifër që shkon në 6000 po të llogarisësh edhe Policinë e Shtetit, lokale dhe të huaj, zjarrfikësit, punonjësit e mbrojtjes civile dhe të tjera trupa të specializuar. Objektivi është që të evitohen problemet e mundshme me rendin publik që mund të lidhen me protesta të papritura pas trazirave në Torino dhe kontestimet e paralajmëruar kundër pranisë së agjentëve amerikanë të ICE, policia federale e SHBa që merret me kufijtë dhe emigracionin.
Gatishmëria do të nisë këtë të enjte dhe të premten me rastin e mbërritjes së Flakës Olimpike në Milano për ceremoninë e hapjes në stadiumin Meazza ku pritet të jenë të pranishëm mbi 50 krerë shtetesh, qeverisht dhe sovranësh. Presidenti i Fondacionit Milano-Cortina dhe i CONI, Giovani Malago foli për shqetësimet për mobilizime dhe marshime në qytet në lidhje me eventet olimpikë duke i qetësuar të gjithë.
‘Deri tani nuk ka pasur kurrë ndonjë edicion të Lojërave Olimpike ku protestat dhe polemikat të kenë qenë kaq të minimizuara-tha Malago
Për sigurinë e këtij kompeticioni do të ketë edhe skuadra antihacker dhe snajperë të policisë që kanë qenë të impenjuar edhe për evente si Jubileu apo takime të G7, prezentë në të gjitha selitë olimpike edhe ato alpine. Është kjo një mënyrë mbrojtjeje edhe për sportistët Lgbtq+ që do të jenë në Itali gjatë Lojërave Olimpike Dimërore
Top Channel