Ernest Muçi ka realizuar një tjetër gol të jashtëzakonshëm për Trabzonsporin, duke shënuar supergol në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Fetihyespor, një përballje që është pjesë e raundit të tretë të Kupës së Turqisë.

Pas një goditjeje të fuqishme nga distanca, topi u dërgua në rrjetë, ndërsa portieri kundërshtar mbeti i pafuqishëm për ta ndalur. Jo vetëm kaq, por në minutën e 79-të, Muçi kontribuoi edhe në asistimin për golin e tretë të ekipit të tij, duke vulosur rezultatin e sfidës.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë një lojtar kyç për Trabzonsporin këtë sezon, duke mbajtur rolin e golashënuesit kryesor. Në Kupën e Turqisë, Muçi ka regjistruar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në katër ndeshje. Ndërsa në kampionatin turk, ai ka shënuar tetë herë, një shifër që e bën një ndër emrat më të frikshëm të sezonit. Aktualisht, ai është i huazuar nga Besiktasi.

Pavarësisht performancës së tij të shkëlqyer në Turqi, Muçi mbetet një nga lojtarët që i mungon Kombëtares shqiptare. Trajneri Silvinjo vendosi të mos e grumbullojë për ndeshjet e fundit të vitit, ndërsa në vitin 2025, ai luajti vetëm në minutat e fundit të sfidës ndaj Letonisë si zëvendësues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB